Pacolli tërheqë dy ambasadorë nga Misionet Diplomatike (DOKUMENT)

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli më 30 maj, ka kërkuar, bazuar në dekretet e presidentit Hashim Thaçi, tërheqjen nga Misionet Diplomatike të Kosovës të dy ambasadorëve.

Bëhet fjalë për ambasadorin e Kosovës në Turqi, Avni Spahiu dhe atë në Mal të Zi, Skënder Durimishi.


Avni Spahiu

Ballkani.info ka siguruar letrën e Pacollit me të cilën kërkohet që dy ambasadorët maksimalisht deri më 30 qershor të këtij viti të kthehen në Kosovë.


Skënder Durmishi

“Duke shprehur konsideratë të lartë për punën dhe angazhimin tuaj, ju drejtohem me këtë letër, lidhur me dekretin e Presidentit nr. DTD 005-2018, datë 09.03.2018, për tërheqjen nga Misioni Diplomatik të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Turqi, Avni Spahiu, si dhe me dekretin e Presidentit nr. DTD 010-2018, datë 06.04.2018, për tërheqjen nga Misioni Diplomatik të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Skënder Durmishi”, thuhet në letrën e Pacollit.

Sipas kësaj letre, referuar dekreteve të Presidentit të Republikës së Kosovës, si dhe shkresave të mëhershme, lidhur më këtë çështje, kërkohet që sekretari i MPJ-së të njoftoj ambasadorët, Spahiu dhe Durmishi, që kthimi i tyre nga Misioni të bëhet maksimalisht deri më datë 30.06.2019. /Ballkani.info/