Pacolli: Të sillen para drejtësisë përgjegjësit për vrasjen e vëllezërve Bytyqi

Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka mirëpritur miratimin e rezolutës për ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi nga Senati amerikan.

Kryetari i AKR-së ka shkruar në Facebook se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është përgjegjës për zbardhjen e çështjes së vëllezërve Bytyqi.

“Unë e mirëpres votimin unanim në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA të rezolutës në lidhje me vrasjen nga shteti i Serbisë të Vëllezërve Bytyqi. Presidenti serb Vuçiq është përgjegjës për zgjidhjen e çështjes së Vëllezërve Bytyqi. Ata që janë përgjegjës për vrasjen e tyre duhet të sillen para drejtësisë”, ka shkruar ai.

loading…