Pacolli takon homologun e tij sllovak, Miroslav Lajçak

Ministri i Jashtëm në largim, Behgjet Pacolli ka takuar në New York ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, i cili njëherësh është edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajçak.

Sllovakia është njëri nga 5 shtet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës.

“Takim i shkëlqyeshëm i shkëmbimit të ideve me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, i cili njëherësh është edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajčák. Bideduam për marrëdhëniet bilaterale dhe mbështetjen e vazhdueshme që Sllovakia i ka dhënë Kosovës drejt BE-së, NATO-së dhe OSBE-së. Ne vazhdojmë angazhimin pragmatik me Sllovakinë për të promovuar perspektivën Euro-Atlantike të Kosovës dhe rajonit”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

loading…