Koalicioni ‘Lista për Familjen” në krye me Selim Pacollin, sot ka vizituar Odën Ekonomike të Kosovës, ku kanë pasur mundësinë që të shohin nga afër punën dhe angazhimin e saj për mbështetje dhe zhvillim të biznesit në vend.

Oda Ekonomike pati disa kërkesa ku tri ndër to ishin; sfida e fuqisë së punëtorëve dhe reforma në shëndetësi si një urgjencë e madhe.

Lideri i kësaj partie, Selim Pacolli tha se bizneset duhet të kenë një qasje të barabartë.

“Sot, si përfaqësues të Koalicionit për Familjen zhvilluam një takim me kryetarin e Odës Ekonomike, z. Lulzim Rafuna. Bashkarisht diskutuam për zhvillimet ekonomike të vendit, mundësitë dhe problematikat, e me fokus të veçantë ato të prodhimeve vendore. Ballafaqimin e kompanive me mungesë të fuqisë punëtore, reformat arsimore për profilizim të të rinjve, mbështetjen e prodhuesve vendore për rritjen e kapaciteteve prodhuese e bashkë me to edhe rritjen e mundësive të punësimit”, tha Pacolli.

Ndryshe, ky aktivitet ka për qëllim të theksojë angazhimin e liderëve të koalicionit për përmirësimin e kushteve për bizneset në Kosovë.