Pacolli takim me ministrin e Jashtëm turk: Biseduam për bashkëpunim mes dy vendeve

Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar takim me ministrin e Jashtëm të Turqisë Mevlüt Çavusoglu.

Ministri Cavusoglu dhe Turqia gjithmonë janë pranë popullit të Kosovës si njëri ndër aleatët kryesorë, ka shkruar Pacolli ndër të tjera.

“Me mikun tim, ministrin e jashtëm të Turqisë Mevlüt Çavusoglu, sot në Ankara biseduam për bashkëpunimin e afërt të dy vendeve dhe popujve tanë”, ka shkruar ai tutje.