Pacolli s’mundi të shkojë në takim, e thirr në telefon Thaçin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli sot nuk ka mundur që të shkojë në takim, megjithatë, ata të dy kanë zhvilluar një bisedë përmes telefonit, raporton Gazeta Express.

Kështu ka shkruar përmes Facebook’ut, presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

“Në pamundësi të pjesëmarrjes në takim për shkaqe teknike, sapo zhvillova një bisedë telefonike me liderin e AKR-së, Behgjet Pacollin, me të cilin u pajtuam që t’i bashkërendojmë të gjitha veprimet për të mirën e qytetarëve të vendit tonë dhe për interesat tona shtetërore. E falënderoj liderin e AKR-së për gatishmërinë e tij për të dhënë kontribut në çdo kohë për të mirën e Kosovës”, ka shkruar presidenti Thaçi.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3539701169433550