Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dënuar ashpër kontrollin që policia serbe u ka bërë sot në Merdare pjesëmarrësve nga Kosova të festivalit ‘Mirëdita, Dobar dan!”.

Pacolli ka thënë se veprimi i tyre i sotëm është i ngjashëm si i policisë serbe që ka bërë në vitet e 90’ta.

“Dënoj ashpër sjelljen e policisë kufitare serbe ndaj pjesëmarrësve nga Kosova për “Mirëdita, Dobar dan”, aktivitet ky që kërkon pajtimin mes dy vendeve. Është i njëjti mentalitet dhe sjellje e policisë serbe si në vitet e 90’ta”, ka shkruar Pacolli në Twitter.