Zëvendëskryeministri

Pacolli: SHBA-ja po na përkrahë për ushtrinë!

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se SHBA përkrahë transformimin e FSK-së në ushtri.
Ai përmes një postimi në Facebook e ka quajtur lajm të gëzuar mbështetjen e SHBA-së për ushtrinë e Kosovës.

“Në momentet vendimtare, ka qenë përkrahja e SHBA-ve ajo e cila ka bërë diferencën. Traditë e përhershme, marrëdhënie e përhershme strategjike. Thellësisht mirënjohës për përkrahjen e SHBA-ve dhe deklaratën mbështetëse të Ambasadorit Amerikan në lidhje me ushtrinë! #KrenarmeKosovën #KrenarmeSHBa”, ka shkruar ai.