Pacolli sërish ia kthen Serbisë: Po prodhoni “fake news”, kurse ne po akreditojmë ambasadorë

Mediat serbe pak më parë kanë shkruar se Guinea Bissau ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Për këtë, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar duke thënë se derisa Serbia prodhon lajme të rreme, Republika e Kosovës ka akredituar ambasadorin e vet në këtë shtet.

Postimi i plotë i Pacollit:

Serbia prodhon lajme të rreme, ”fake news”, për tërheqjen e njohjes nga Guinea Bissau, ndërkohë që Republika e Kosovës ka të akredituar ambasadorin e vet fuqiplotë në këtë shtet.
Kjo është ajo që po e përsëris në vazhdimësi. Kosova po vazhdon të korrë suksese mbi bazën e fillimit dhe kultivimit të marëdhënieve bilsterale me të gjitha shtetet anekënd botës, ndërkohë që Serbia, respektivisht Dacic dhe Vucic kënaqen me ”fake news” që i shkruajn vet dhe pastaj i lexojn ato, nëpër mediat që në mënyrë diktatoriale i kontrollojnë vet.
Të dëshpëruarit janë edhe qesharakë.