Pacolli: Sapo bisedova në telefon me kryeministrin e ri, Abazoviq

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka treguar se ka biseduar në telefon me kryeministrin e ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, të cilit ia ka uruar postin e ri.

Pacolli tha se Abazoviqit i uroi sukses dhe punë të mbarë nga Kosova, duke shtuar se ndjehet krenar me të.

“E uroj nga zemra Kryeministrin e sapo të votuar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Është një ngjarje historike për çdo shqiptarë, në veçanti atyre të shtetit tonë fqinj….Sapo përfundova bisedën telefonike me Kryeministrin e ri. Nga Kosova i urova sukses dhe punë të mbarë. Krenohemi me të!”, shkroi Pacolli në Facebook.

Në seancën e Kuvendit të Malit të Zi në Cetinje, sot u votua Qeveria e pakicës e kryeministrit Dritan Abazoviq, me çka përfundoi mandati teknik tremujor i Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq, të cilit iu votua mosbesimi më 4 shkurt.