Pacolli: Sa te jem unë ministër i jashtëm, kryeministrja serbe s’do të lejohet ta shkelë Kosovën

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli i ka reaguar ashpër kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq.

“Të pështira dhe krejtësisht të papranueshme komentet e kryeministres serbe Ana Brnanic në prani të shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi ndaj Kosovës – “që kemi të bëjmë me njerëzit që vijnë nga mali””, ka thënë Pacolli.

Sipas tij, ky racizëm i institucionalizuar në Serbi ka brumin në ideologjinë ultranacionaliste të sëmurë që promovon Qeveria e Ana Brnabicit.

“Shpresoj që Evropa so të kuptojë se me çfarë lloj njerëzish kemi të bëjmë, ata që kanë mbështur vrasjet masive dhe mohojnë krimet e luftës të kryera nga Beogradi në ish-Jugosllavi. E them me përgjegjësi që sa të jem unë ministër i jashtëm i Reublikës së Kosovës, nuk do të lejojë që Kryeministrja serbe të hyjë në Kosovë për sa kohë që ajo të ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës dhe ndërmjet etnive që jetojnë këtu”, ka shkruar në fund Pacolli.