Pacolli reagon ashpër pas vizitës së Patriarkut serb në Siri: Duhet ta vizitosh Reçakun, Izbicën… Turp!

Sot, Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Irinej, vizitoi Sirinë dhe kryekriminelin e saj Bashar Al Assad, i cili ka duart plot gjak nga krimet e tij të luftës.

E njëjta Kishë serbe është qe bekoi krimet e Millosheviqit, Karaxhiqit dhe Mlladiqit në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë dhe e njejta Kishë serbe që e ka mbajtur të burgosur shoqërinë serbe në një botë paralele.

Për këtë ka reaguar edhe kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, shkruan Ballkani.info.

Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter e ka quajtur të turpshëm këtë vizitë.

“Assadi e ka pritur sot Patriarkun Irinej, drejtuesin e Kishës Ortodokse Serbe. Ai e drejton të njëjtën Kishë e cila i ka bekuar kriminelët gjatë viteve të 90-ta dhe e ka mbajtur shoqërinë serbe të jetojë në një botë paralele. Ai duhet ta vizitojë Reçakun, Izbicën dhe Krushën dhe të takojë të mbijetuarit në vend që t’i vizitojë sërish kriminelët e luftës. Turp të kesh”, ka shkruar Pacolli. /Ballkani.info/