Pacolli publikon “një Informatë për ta analizuar mirë”

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka publikuar një shkrim në Facebook të cilën e ka cilësuar si “një Informatë për ta analizuar mirë”.

“Termocentrali me qymyr në Šoštan, Slloveni, “TES 6”,  me 600 mgë  u ndërtua dhe u vu në punë vitet e fundit. Që nga fillimi i operimit , ky objekt ka gjeneruar vettëm humbje të paktën 50 milionë eurosh çdo vit. Humbjet me  të madhe janë gjeneruar nga ndëshkimet dhe taksat për ndotjen e ambientit. Ky objekt dje u sanksionua me mbyllje, gjithashtu për shkak të ndalimit të ndotjes së matutejshme  të mjedisit që nuk është në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian.

  Në qarqet financiare evropiane, të tilla si Banka Evropiane e Investimeve dhe IBRD (të cilat e  kishin financuar këtë objekt), janë humbësit më të mëdhenj ku  thuhet se ishte një “përvojë e hidhur” që nuk do të përsëritet.

 TEŠ 6 është një shembull i mirë i asaj që mund të ndodhë kur një projekt shtyhet përpara për të kënaqur interesat e ngushta, pa transparencën e duhur dhe pjesëmarrjen e gjerë të publikut.

 Kjo ilustron gjithashtu faktin se linjitit si një ndotës kryesor, pa kalori të mjaftueshme i ka kaluar kohën duke pasur parasysh burimet alternative (veçanërisht atë të gazit për të cilën kam folur që nga viti 2006).

 Falimentimi i këtij gjiganti në Slloveni është një mësim i vlefshëm për vendet në Evropë Juglindore të cilat ende po tregojnë shenja për të bërë gabime të ngjashme (si Sllovenia) me projekte të tilla”, ka shkruar ai në Facebook.