Pacolli pritet nga Papa Françesku në Vatikan

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli është pritur sot në një audiencë në Vatikan nga Papa Françesku.

“Sot Ati i Shenjtë Papa Françesku, më priti bashkë me bashkëshorten time Mashen, në një audiencë në Vatikan”, ka shkruar Pacolli.

Ai thotë se ishte nder dhe privilegj të përfaqësoj shtetin tonë te ri sot tek Papa Françesku.

“Gjatë diskutimeve të përzemërta, ne evokuam marrëdhëniet e mira tradicionale dhe kontributin e Selisë së Shenjtë në Kosovë gjatë historisë sonë të trazuar dhe përballë sfidave të tanishme socio-ekonomike. Unë shpreha në emër të popullit të Kosovës vlerësimin për mbështetjen e Papa Françeskut ndaj Kosovës. Ne diskutuam për rëndësinë e vazhdimit të angazhimit tradicional midis Kosovës dhe Selisë së Shenjtë. Papa Françesku shprehu afërsinë e tij me tërë popullatën e Kosovës dhe lutjet e tij për paqe tolerancë dhe harmoni multietnike dhe fetare ndërmjet popujve. Ne jemi të bekuar me miqtë tanë dhe jemi shumë të nderuar për vëmendjen që Papa Françesku i jep Kosovës dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Pacolli. /Ballkani.info/