Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim pune në Prishtinë, Kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Kroacisë, Domagoj Ivan Milosheviq dhe anëtarët e këtij komisioni.

Në kuadër të këtij takimi, kryediplomati kosovar, Pacolli, fillimisht i ka informuar parlamentarët kroat me mbarëvajtjen e zhvillimeve të përgjithshme të vendit si brenda ashtu edhe jashtë, njofton ministria.

“Të dyja palët kanë vlerësuar nivelin e deritanishëm të bashkëpunimit në mes dy shteteve në nivelin dy-palësh dhe shumë-palësh, ndërkohë që është shprehur përkushtim dhe vullnet reciprok për zgjerim dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen dhe  në të gjitha fushat e interesit”, thuhet në kumtesë.