Pacolli për vrasjen e pesëfishtë: Rast shumë tragjik në Gjilan

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ngjarjes së rëndë sot në Gjilan.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka konfirmuar se sot rreth orës 13:00 një zyrtare policore ka vrarë katër anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, duke thënë që shpreson që të mos ndodhë më një akt i tillë në vendin tonë.

“I tronditur nga ngjarja tragjike në Gjilan, ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve. Tragjedi të tilla prekin gjithë popullin tonë, prandaj duhet me urgjencë të marrim masa që ngjarja të tilla të mos përsëriten kurrë më në vendin tonë. ”, ka shkruar Pacolli në Facebook.