Behgjet Pacolli

Pacolli për vrasjen e Liridona Murselit: Kushdo qoftë mbrapa aktit duhet të marrë dënimin maksimal

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se kush është prapa vrasjes së Liridona Muselit duhet të dalë para drejtësisë.

Pacolli potencoi se është ende i tronditur dhe i tmerruar nga vrasja e Liridonës.

“Sot, fëmijët dhe familia kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës”, shkroi Pacolli.

“I pergezoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër ( akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë”.

Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj. E pabesueshme dhe e trishtueshme. Jam ende i shokuar!