Pacolli për ushtrinë: Kur është në pyetje Kosova, të gjithë jemi bashkë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka mirëpritur miratimin e projektligjeve për Ushtrinë e Kosovës.
Kreu i AKR-së, Pacolli ka shkruar se kur është në pyetje Kosova, të gjithë bëhen bashkë.
‘Urime Kosovë’ shkori Pacolli në Facebook.
Ushtria e Kosovës dhe shteti ynë është jetësim i amanetit të shumë brezave.
Uniteti politik që u reflektua sot në Kuvend është lajm i jashtëzakonshëm për të ardhmen tonë.
Ne jemi bashk kur është në pyetje Kosova.