Pacolli për tërmetin në Shqipëri: Sot Perëndia ishte me ne

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, nga New York u ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve pas tërmetit në Shqipëri.

“Me të mbërritur në Nju Jork mora lajmin tronditës për tërmetin e sotëm në Shqipëri. Një ndjenjë e pakëndshme. Nga zemra u uroj të lënduarëve shërim të shpejtë”, ka shkruar ai në Facebook.

“Shqipëria ka mbështetjen tonë të plotë, në çdo aspekt. Sot ishte Perëndia me ne!”.

loading…