Pacolli pas rezultatit të djeshëm e uron LVV-në: Sa më shpejtë të zgjidhet Qeveria e re

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shkruar pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit ku LVV-ja ka dalë fituese.

Ai ka thënë se në demokraci rezultati duhet të pranohet dhe të përgëzohet kundërshtari.

Gjithashtu, Pacolli ka kërkuar që sa më parë të bëhet konstituimi i Kuvendit dhe të zgjidhet Qeveria e re.

“Kur numërimi i votave po shkon drejt fundit, ne mund të konstatojmë se fituesi i zgjedhjeve është LVV. Në një demokraci, është e rëndësishme të pranosh rezultatin dhe të përgëzosh kundërshtarin. Unë do të doja të falënderoja të gjithë qytetarët e vendit që vendosën edhe një herë një standard të lartë në këtë proces zgjedhor, pa ndonjë incident dhe me dalje të lartë. Pas certifikimit të rezultateve është e rëndësishme konstituimi i Kuvendit të ri dhe zgjedhja sa më parë e Qeverisë së re”, ka thënë ai.