Pacolli: Nuk keni më nevojë të bëni teste, Ministri Jurist Zezaj posa t’iu shikoj në sy e di a jeni me COVID-19 a jo

Deputetja e VV’së, Fitore Pacolli, ka reaguar pasi ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i akuzoi deptuetët e Vv’së në Kuvend se po i ikin testimit për Covid-19.

Pacolli e ka quajtur Zemajn “Ministri Zezaj”, ndërsa ka shtuar se vetëm me shikim në sy ai mund të dijë nëse jeni të infektuar me koronavirusin e ri.

“Skeni më nevojë të bëni teste Ministri Jurist Zezaj posa t’iu shikoj në sy e din a jeni me COVID-19 a jo”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndërkohë debati në Kuvendin e Ksoovës ende po vazhdon.