Zëvendëskryeministri i parë i vendit Behgjet Pacolli deklaroi sot se marrëdhëniet mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës nuk do të prishen për shkak të taksës së vendosur ndaj Serbisë.
Ai këto komente i bëri me rastin e mbjelljes së fidanëve të qershive japoneze, në parkun para ish-Rilindjes, ku ishte i shoqëruar nga ministrja e Jashtme e Japonisë, Toshiko Abe dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.Ai tha se Japonia është një prej miqve më aktivë të Kosovës, e cila ka ndihmuar vendin tonë në forcimin e shtetndërtimit.
Ndërsa ministrja e Jashtme e Japonisë Toshiko Abe, tha se mbjella e kësaj peme do të simbolizojë miqësinë në mes dy vendeve. Ajo u shpreh se po i mbjellin rreth 30 trupa të qershisë japoneze si shenjë nderimi për marrëdhëniet Kosovë-Japoni.
I pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka siguruar shoqërinë japoneze se do të kujdesën shumë për fidanët e qershisë japoneze, derisa theksoi se e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë japoneze për ndërtimin e ambasadës së këtij vendi në Kosovë.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë Toshiko Abe, gjatë ditës është takuar edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.







