Zv/kryeministri

Pacolli ngushëllon familjen e policit të vrarë

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ngushëlluar familjen e policit të vrarë pas një tentimi për plaçkitje në një bankë në Istog.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij”, shkruan Pacolli në Facebook.

Siç mëson KosovaPress, policët kanë qenë të detyruar të shtien në drejtim të plaçkitësit të bankës, për arsye të rrezikimit të jetës së tyre, pasi i dyshuari ishte i armatosur.