Pacolli në Vushtrri: 6 tetori do të jetë fitore e madhe

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka qëndruar sot në Vushtrri.

“Përkrahje dhe entuziazëm si kurrë më parë. Vushtrriasit janë punëtorë të mëdhenj dhe me qeverisjen e koalicionit tonë do të kenë përkrahje më të madhe për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme”, ka thënë Pacolli përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Frymën e lirisë ekonomike, mundësive të barabarta, zhvillimit ekonomik, prosperitetit dhe hapjes së vendeve të reja të punës, e përçuam sot edhe në Vushtrri”.

“6 tetori do të jetë fitore e madhe. Faleminderit Vushtrri”.

loading…