Foto

Pacolli në Marec: Iftari i parë, në shtëpinë e re në trojet e vjetra

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, së fundmi ka ndarë disa fotografi nga fshati i lindjes Marec.

Pacolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kujtuar iftarin e fundit në Marec, para 36 vite më parë, raporton Ballkani.info.

Pacolli së bashku me familjen e tij të ngushtë, dhe vëllain e tij Selimin, kanë shijuar iftarin e parë në shtëpinë e re në trojet e vjetra të Marecit.

“Iftari ynë i fundit në Marec ishte 36 vjet më parë. Sonte me familjen time të ngushtë dhe vëllain tim Selimin jemi ne iftarin e parë, në shtëpinë e re në trojet e vjetra te Marecit!”, ka shkruari ai.