Pacolli ndan mesazh fundviti: Gjëja më e rëndësishme për t’u gëzuar është shëndeti i familjes

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ndarë më ndjekësit një fotografi me familjen e tij, ku shihet me gruan, vajzën dhe tre djemtë e tij.

“Teksa i afrohemi fundit të këtij viti, dua të theksoj se gjëja më e rëndësishme për t’u gëzuar është shëndeti i familjes. E uroj këtë për secilin prej jush”, shkroi Pacolli në mbishkrimin e fotografisë së postuar në Facebook.