Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, e ka mohuar se ligji për KPM-në i cili u miratua sot nga Kuvendi i Kosovës e cenon lirinë e mediave.

Ajo në “Five” të TV Dukagjinit, tha se kanë bashkëpunuar me organizatat ndërkombëtare për ta përpiluar këtë ligj.

“Sepse janë ligje të rëndësishme që rregullojnë çështje të rëndësishme. Ka pasur nevojë shtetit. Tash po i quajmë vërejtje, grupet punuese, kanë qenë në kontakt të ngushtë me këto organizata, i kanë marrë shumicën e komenteve që u kanë servu grupeve punuese. Sot po shoh për ligjin për kpm, po shpjegohet që cenon në themel të drejtat dhe liritë e meiave. Nëse e lexojmë, e shohim që nuk e cenon lirinë e medias”, tha ajo.

Pacolli e pranoi se nuk është mirë e informuar sa i përket detajeve speciifke e rekomandimeve të BE-së për këtë ligj.

“Në detaje se cilat kanë qenë propozimet e KiE, nuk jam e informume se cilat janë detajet specifike të rekomandimeve dhe cilat janë marrë dhe cilat jo, nuk kam qenë në asnjërin grup punues”, tha ajo.

Pacolli u shpreh se ka kërkuar që dënimet të ulën në rast se shkelet ligji sa i përket kësaj cështjeje.

“Një për kërkesave që kam bërë është të përhskallëzohen dënimet, në sistemin legjisltavit kemi ligjin për kundërvajtje, të gjitha ligjet, ka qenë kërkese e BE-së, në këtë mandat i kemi harmonizu të gjitha ligjet me ligjin për kundërvajtje, cdo gjobë duhet të jetë në përputhje për ligjin për kundërvajtje”, tha ai.

Deputetja e VV-së, tha se me ligjin e ri për KPM-në nuk obligohen mediat online të regjistrohen, sipas saj kjo do bëhet në mënyrë vullnetare.