Pacolli merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Kazakistanit

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli po qëndron në Kazakistan dhe është duke marr pjesë në inaugurimin e presidentit.

Pacolli ë një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se me ftesë të Presidentit të porsazgjedhur të Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, në mesin e shumë mysafirëve dhe udhëheqës shtetesh të botës, është duke marrë  pjesë në festen solemne të betimit dhe inaugurimit të tij.

“Sot, 26 Nëntor 2022, në kryeqytetin Astana, me ftesë të Presidentit të porsazgjedhur të Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, në mesin e shumë mysafirëve dhe udhëheqës shtetesh të botës, mora pjesë në festen solemne të betimit dhe inaugurimit të tij për mandatin e radhës si President i vendit. Në këtë solemnitet isha së bashku me vëllain tim Afrimin”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë i Pacollit, pa ndërhyrje:

Sot, 26 Nëntor 2022, në kryeqytetin Astana, me ftesë të Presidentit të posazgjedhur të Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, në mesin e shumë mysafirëve dhe udhëheqës shtetesh të botesës, mora pjesë në festen solemne të betimit dhe inagurimit të tij për mandatin e radhës si President i vendit. Në këtë solemnitet isha së bashku me vëllaun tim Afrimin.