Pacolli merr mbështetje edhe nga presidenti i Gambisë

Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, ka takuar edhe presidentin e Gambisë, Adama Barrow.

“Presidenti Barrow, konfirmoi mbështetjen e plotë për secilin hap ndërkombëtar të Kosovës”, deklaroi Pacolli.Sipas tij, e drejta e vendit tonë është e pakontestueshme andaj edhe mbështetja e secilit shtet anëtar të OKB-së në këtë rrugë është e jashtëzakonshme dhe si asnjëherë më parë.

Ndryshe, ministri i Jashtëm kosovar po qëndron në Senegal në inaugurimin e presidentit të këtij vendi.