Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas vdekjes së ish ministrit të Jashtëm gjerman, Klaus Kinkel.

Pacolli përmes rrjetit social Facebook, e ka kujtuar Kinkel si një njeri liberal dhe paqedashës.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Pacollit:

Me pikëllim mësuam lajmin se sot, në moshën 82 vjeçare ka ndërruar jetë, ish Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Klaus Kinkel. Kinkel ishte liberal dhe paqedashës i madh, që me vendosmëri ju kundërvy luftërave në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Me një kontribut të bujshëm në intelegjencë, drejtësi, politikë të jashtme, dhe në sfera tjera, Kinkel do të kujtohet si personalitet i shquar në Gjermani dhe Evropë. Kinkel ishte njëri nga mbështetësit e kauzës së drejtë Kosovës.

U shprehim ngushëllime institucioneve dhe popullit gjerman.