Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook i ka qetësuar zërat se ai kinse nuk votoi në mbledhjen e Qeverisë për taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe ato të Bosnjës.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se votimi në mbledhjen e Qeverisë ka qenë unanim.

Postimi i plotë:

Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës që masa prej 10% të rritet në 100% është në kuadër të përpjekjeve tona për të ndërtuar shtet të dinjitetshëm.

E njëjta masë vlen edhe për shtetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili po vepron në sinkron me politikat e Serbisë sa i përket sjelljes ndaj Kosovës.

Vendimi i sotëm nuk i është drejtuar popullit serb që jeton në Kosovë.

Uroj dhe shpresoj që kjo masë mos të ndikoj në rritjen e çmimeve të produkteve elementare në Kosovë, sepse nuk ka aryse. Ne do të jemi pran tregtarëve, prodhuesve dhe qytetarëve në mënyrë që gjithçka siç është paraparë në vendimin e qeverisë të zbatohet në praktikë.

Votimi i sotëm në mbledhjen e Qeverisë ishte unanim, ashtu siç është unik edhe koalicioni qeverisës.