Behgjet Pacolli ka deklaruar se është mashtrim dhe ofendim për qytetarët pretendimi i kryeministrit Albin Kurti, për hapjen e mbi 70 mijë vendeve të punës.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli deklaron se e thotë këtë gjë nga përvoja e tij në krijimin e mijëra vendeve të punës në Kosovë dhe jo vetëm, shkruan IndeksOnline.

Sipas tij, nën qeverisjen e Kurtit janë mbyllur shumë biznese dhe ka pasur ikje të rrezikshme të fuqisë punëtore.