Kosova

Pacolli: Kosova shkëlqeu sonte, këta djem meritojnë respekt

Kryetari i AKR-së, Begjet Pacolli ka reaguar pas fitores së Kosovës ndaj Izraelit në “Fadil Vokrri”.

Ai thotë se këta djem meritojnë respekt.

“Për 95 minuta Kosova shkëlqeu sonte ndaj Izraelit. Një fitore e denjë. Këta djem meritojnë respekt!”, shkruan ai.

Pacolli tutje thotë se është zhgënjyese në çfarë gjendje është fusha e stadiumit.

“Kosova ka një ekip fantastik, bravo djema, ju priftë e mira gjithmonë! Një tjetër gjë: Është tejët zhgënjyese në çfarë gjendje është fusha e stadiumit, ku për shkak të drenazhimit (kullimit) ka dalë balta mbi bari.

Unë kam thenë gjithmonë se puna duhet bërë në mënyrë korrekte, sipas standarteve dhe jo të improvizohët vetëm për sy e faqe!!!!”, shkruan Pacolli.