Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një letre ka kërkuar shtyrjen e seancës së jashtëzakonshme e cila veçse ka filluar në Kuvendin e Kosovës.

Pacolli kishte shkruar se ka një agjendë ndërkombëtare të planifikuar më herët dhe nuk mund të marrë pjesë në këtë seancë.

Përkundër kërkesës së Pacollit, deputetët kanë filluar të mbajnë seancën, me ç’rast edhe e kanë kritikuar zëvendëskryeministrin për punën e tij në politikën e jashtme të Kosovës. /Ballkani.info/