Kreu i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli, po qëndron në Uganda, me ç’rast pritet të zhvillojë takime të rëndësishme me krerët e këtij vendi në përpjekje për të siguruar njohje për Pavarësinë e Kosovës.

Gazetari Kushtrim Sadiku, në një paraqitje direkte nga vendi afrikan, ka bërë të ditur se Pacolli gjatë ditës ka qëndruar edhe në Ruandë, me ç’rast ka takuar presidentin e këtij vendi, Paul Kagame.

Sipas Pacollit ka sinjale pozitive sa i përket sigurimit dhe formalizmit të njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Ruanda, e cila do të kishte një efekt domino sa i përket vendeve të Afrikës Jug-Lindore.

Ministri i Jashtëm gjatë ditës së nesërme do të qëndrojë edhe në Tanzani.