Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli në DPT te Fidani, ka thënë se situate momentale i dërgon ata në Kuvend.
Ai tha se në të gjitha matjet janë koalicion që i kalon pa problem zgjedhjet, shkruan Ballkani.info.
“Në të gjitha sondazhet jemi mirë, do jemi befasi e këtyre zgjedhjeve, së pari nuk kanë besuar të jemi në këtë nivel, mirëpo tani edhe në sondazhe të brendshme të subjekteve tjera politike dalim në përqindje që përmbush synimet tona”, tha Pacolli.







