Pacolli i sulmon LDK-në, PDK-në, AAK-në e Listën Serbe: Janë kundër mërgatës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar pasi në Kuvend ka dështuar të miratohet ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Pacolli ka thënë se LDK, PDK, AAK dhe Lista e Vuçiqit janë bërë bashkë kundër mërgatës.

Ajo ka kërkuar nga mërgata që të organizohet dhe të bëjnë presion në deputetët që veprojnë kundër interesit të tyre e shtetit të Kosovë.

Postimi i plotë:

Edhe sot në Kuvendin e Kosovës LDK , PDK, AAK dhe Lista e Vuçiqit si gjithnjë u bënë bashkë kundër mërgatës. Ata votuan kundër ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Votuan kundër ndryshimeve që do të mundësonin votimin e mërgatës në ambasada dhe Konsullata të Republikës së Kosovës.

Votimi i kësaj pike do të përsëritet përsëri në Kuvend. Tani mërgata duhet të organizohet e të bëjë presion mbi deputetët që votojnë kundër interesit të mëgatës e shtetit të Kosovës.