Pacolli i reagon grupit KOHA: Lajmi për “pagën” time tendencioz, malinjë dhe joprofesional

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka reaguar mediumit KTV dhe Koha Ditore në lidhje me një lajm që ka të bëjë rreth pagës së tij.

“Pacolli bëhet pishman, i lypë pagat që s’i mori sa ishte në Qeveri”, është artikulli dhe raporti që KTV dhe Koha Ditore i kanë kushtuar kreut të AKR’së dhe ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Për këtë lajm ka reaguar vet Pacolli, me anë të një postimi në Facebook, duke e quajtur tendencioz, malinjë dhe joprofesional punën e mediumit.

“Për hir të publikut por jo edhe për shkak të malinjitetit tendencioz te autorve të ketij titulli (përkundër sqarimeve që stafi im kishte dhënë)…. po e sqaroj: Unë, edhe në kohën sa kam qenë president ( paga ime ka shkuar per njerzit ne nevojë) por edhe në periudhën sa kam qenë në qeveri 2011-2014, nuk kam marrë pagë. Në periudhën 2017, kur kam marrë funksion në qeveri, isha dakorduar me Sekretariatin e MPJ që paga ime të shkojë direkt në fondacionin “Behgjet Pacolli” dhe nëpërmjet tij, t’u jepet studentëve në formë të bursës për pagesën e shkollimit dhe mbeshtetjet tjera njerëzve në nevojë”, ka shkruar ai.

Më pas Pacolli ka sqaruar se çfarë ka ndodhur me pagën e tij dhe ka kritikuar autorët e shkrimit pasi që sipas tij ata kanë marrë sqarimet në lidhje me këtë çështje.

Më poshtë postimi i plotë i Pacollit: