Zv/kryeministri

Pacolli i reagon Daçiqit: Të turpëruar para civilizimit botëror jeni ju që kanë kryer gjenocid

Zv-kryeministri i Kosovës si dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka reaguar deklaratave të ministrit të jashtëm serb, Daçiq.

Daçiq kishte deklaruar se Interpol do të mbushet me fletarreste për udhëheqësit e Kosovës, por ka ardhur kundërpërgjigjja e homologut të tij, Behgjet Pacolli

Në një postim në Facebook, Pacolli tha se asnjëherë Serbia nuk do të ketë mundësi të kryej gjenocid mbi popullin e Kosovës.

Postimi i plotë i Pacollit

E lexova një deklaratë të Dacicit, se gjoja Interpoli do të mbushet me fletarreste për udheheqësit e Kosovës.

Po, mund të ndodhe që Serbia të vazhdoj të keqpërdor edhe institucione ndërkombëtare, ashtu siq ka vepruar deri tani. Nuk është çudi, duke e ditur se kush është Daçiçi.

Njerëzit e Kosovës vetëm janë mbrojtur nga gjenocidi dhe nuk turpërohemi asnjëherë për veprimet tona.

Të turpëruar para civilizimit botëror janë ata që kanë kryer gjenocid.

E mira është që askush nuk do të këtë mundësi më të kryej gjenocid mbi popullin e Kosovës.
Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për vrasje. Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për masakra. Asnjë qytetar i Kosovës nuk ka bërë krime lufte, ngase lufta jonë ka qenë për mbijetesē.

Ndërsa bashkëideologet e Dacicit, nuk arrin ti numërojë kriminelët e luftës që kryen krimet e tmerrshme ne Kosovë e rajon!