Kreu i AKR-së

Pacolli i drejtohet VV-së: Ku mbetën premtimet elektorale

Përderisa deputetët e VV-së sërish kanë dalë kundër kërkesave të minatorëve të Trepçës dhe Njësisë Speciale Intervenues, ata po ashtu sot kanë refuzuar mocionet e partive opozitare që këto dy çështje të hyjnë në rend të ditës në seancën e sotme parlamentare.

Lidhur me këtë bllokim ka reaguar edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili është shprehur se “nuk e kupton pse VV-ja e bllokon këtë mocion”.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Pacolli tutje ka pyetur se ku ka mbetur morali politikë e premtimet elektorale të VV-së. Pacolli gjithë situatën e krijuar e ka cilësuar si “katastrofë”.

Kujtojmë se debati parlamentar dhe rezoluta për minatorët e Trepçës, të cilët kanë hyrë në grevë që 10 ditë, është kërkuar nga shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri.