Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli i ka dërguar letër sot kryeministrit Ramush Haradinaj, lidhur me taksën 100% ndaj produkteve serbe.
Përmes kësaj letre Pacolli i ka shprehur mbështetje të parit të ekzekutivit që vendimi të qëndrojë në fuqi.
“Taksa 100% vazhdon! Konsumoni produkte shqiptare nga Kosova dhe Shqipëria”
“Zv. Kryeministri Behgjet Pacolli në një letër dërguar sot Kryeministrit Haradinaj ka përsëritur mbështetjen pa rezervë për vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me taksën ndaj produkteve serbe dhe ato boshnjake”, ka shkruar në Facebook, këshilltari i Pacollit, Naim Murseli.







