Pacolli: I bindur se apeli do ta rrëzojë aktvendimin ndaj Mustafës

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj vendimit për dënimin e Salih Mustafës me 26 vjet burgim.

Sipas tij, Gjykata Speciale nuk duhet të jetë politike.

“Pafajësia e UÇK dhe popullit të saj nuk mund të njolloset. Vendimi i sotëm ndaj Sali Mustafës mu duk pak absurd. Unë jam i bindur qe apeli do ta rrëzoj këtë dhe Sali Mustafa do të shpallet i pafajshëm. Provat e pafajësisë janë të pakontestueshme. Gjykata nuk duhet të jetë politike. Rroftë UÇK-ja”, ka reaguar Pacolli në Facebook.