Pacolli: Hidro-sistemi Kikë-Kremenatë do të jetësohet pa vonesa

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli është takuar me aktivistë e udhëheqës të degës së kësaj partie në Kamenicë me të cilët ka biseduar lidhur me situatën e fundit politike në vend pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Kamenica në këtë mandat qeveritar ka pasur fatin të këtë ministrin e tyre nga radhët e AKR-së, Fatmir Matoshi, i cili ka përfaqësuar denjësisht interesat e qytetarëve të kësaj ane”, shkruan Pacolli në Facebook.Ai ka theksuar se shumë projekte që janë realizuar dhe kanë filluar në këtë komunë janë rezultat i angazhimit dhe punës së mirë të ministrit Matoshi dhe ministrive tjera që udhëheq AKR-ja.

“Projekti madhor dhe jetik për Kamenicën “Ndërtimi i hidro-sistemit Kikë-Kremenatë” do të jetësohet pa vonesa”, shkruan Pacolli.

loading…