Propaganda

Pacolli hedh poshtë gënjeshtrat e Beogradit: Askush nuk i fyeu deputetët serbë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se propaganda nxitëse e urrejtjes në Serbi, e sponsorizuar nga Qeveria e Beogradit sot vazhdoi me shpifjet për gjoja fyerjet që deputetët e Kuvendit të Kosovës bënë ndaj kolegëve të tyre serb, por kushdo që e ka përcjellë seancën e Kuvendit, e kanë vërejtur se realiteti ka qenë krejtësisht tjetër.

Pacolli ka shkruar se përkundrazi, sot në Kuvendin e Kosovës atmosfera ishte e qetë dhe festive.

“Në mënyrë plotësisht ligjore dhe duke respektuar në plotëni procedurat demokratike, Kuvendi I Kosovës themeloi ushtrinë e Republikës, si një forcë mbrojtëse ushtarake në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie e religjioni. Ushtria jonë, e trajnuar sipas standarteve më të larta të NATO-s do të jetë e gatshme po ashtu që të shërbejë nëpër misione paqeruejtse në botë, përkrah vendeve liridashëse me aspiratën sublime për t`u anëtarësuar në Aleancën Veriatlantike. Një falënderim i madh për secilin deputet nga të gjitha komunitetet që votuan për”, ka shkruar Pacolli.