Pacolli fton BE’në të reagojë kundër ndalimi të dy pjesëtarëve të FSK’së nga Serbia

Kryediplomati Behgjet Pacolli ka thënë se Bashkimi Europian duhet të reagojë lidhur me ndalimin e dy pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kufi me Serbinë. Ka thënë se ndalimi i pjesëtarëve serbë të FSK’së është kërcënim dhe frikësim i Serbisë ndaj pjesëtarëve serbë në Kosovë.

“Ftoj BE-në që të reagojë menjëherë”, ka shkruar Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

“Sapo u informova se dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë nga Komuniteti serb janë ndaluar nga policia serbe. Dënoj në mënyrën më të fuqishme frikësimin e serbëve të Kosovës nga autoritet e Beogradit, kërcënime këto ndaj tyre për t’i bojkotuar Institucionet e Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Edhe Kryeministri Ramush Haradinaj ka dënuar ndalimin e pjesëtarëve serbë të FSK’së në kufi me Serbinë.