Pacolli flet për karrierën e tij në Zvicër dhe si vendosi të themelojë Kompaninë “Mabetex”

Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli ka treguar për rrugëtimin e tij gjatë kohës sa ishte në Zvicër.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tregoi se si ishte larguar nga puna e tij 30 vjet më parë, duke themeluar sot kompaninë e tij.

Për këtë thotë se ‘Çdo gjë që ndodh ka arsyen e vet’.

“Sot, 30 vjet më parë, pra më 29/07/1991, pa deshirën time , i dhashë fund punësimit tim në Interplastica Engineering në Zvicër. U mërzita shumë!  Atje kisha punuar 13 vjet.  Dhjetë (10) vjet drejtova këtë kompani duke e sjellë atë në majat më të larta të suksesit.  Inatet e disave prishën atmosferën dhe unë u  tërhoqa nga pozita.  Kjo ishte arsyeja pse themelova kompaninë time Mabetex, me të cilën udhëtoj edhe sot.  Ps. Unë i kam përshkruar këto ndodhi në librin tim autobiografik “Nga Sfida në Sfidë”, tha Pacolli.

Kujtojmë se Pacolli është njëri ndër biznesmenët më të suksesshëm në Kosovë.