Deputetja

Pacolli flet për dështimet në politikën e jashtme, e quan idenë e Thaçit të rrezikshme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka folur për politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, duke e quajtur vitin 2018’të, një vit me përplot premtime, shumë dështime e skandale pafund.

Në një konferencë për media, Pacolli ka thënë se ky vit është i pazakontë dhe këto probleme kërkojnë shumë që të rikuperohen,.

“Republika jonë këtë vit ka bërë shumë hapa prapa. Nuk ka pasur asnjë përparim. Viti 2018’të është një vit i kaosit institucional”, ka shtuar ajo.

“Na u është thënë që do të ketë njohje nga Serbia e nga shtetet tjera, na u premtua që do të marrim dhe statutin e kandidatit për Bashkim Evropian e për vizat”, u deklarua deputetja e VV’së.

Vitet e dialogut Kosovë-Serbi, sipas saj kanë sjellur vetëm një situatë të rrezikshme.

“8 vite dialog pa kushte me Serbinë përveç që nuk u arrit njohja kompromis pas kompromisi erdhëm në një situatë të rrezikshme”, bëri të ditur Pacolli.

Ideja e Thaçit, për shkëmbim të territoreve me përkrahje të Vuçiqit sipas Pacollit e ka kthyer Kosovën në kohën para shpalljes para pavarësisë.