Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka kritikuar kryeministrin Hoti për zhvillimin e bisedimeve me Serbinë, duke thënë se nuk e di si zhvillohet ky proces dhe se nuk ka kapacitet profesional.

“Dialogu që ka nisur nga kryeministri ilegal do të sjell shumë dëme. Dialogun një person që nuk e njeh dialogun, pasi vet ka thënë se nuk e di se cilat janë prapaskenat e tij. S’ka kapacitet profesional, por nuk ka as guxim. Ky kryeministër jo legjitim, s’ka platformë për dialog”, tha Pacolli, shkruan Reporteri.net.

Ajo më tej tha se qeveria nuk ka platformë, s’ka legjitimitet, nuk e respekton Kushtetutën dhe nuk kanë kapacitet profesional.

“Po i nënshtroheni Serbisë, por ka ardhur koha t’i nënshtroheni vullnetit të këtij populli”, ka thënë Pacolli.