Pacolli e quan banale ceremoninë e organizuar për pritjen e vaksinave

Pacolli e quan banale ceremoninë e organizuar në aeroport pas mbërritjes së vaksinave të para

Presidenti i AKR’së ka komentuar mbërritjen e dozave të para të vaksinave kundër Covid-19 në vendin tonë. Pritja e organizuar në Aeroportin “Adem Jashari” sipas Pacollit ishte banale. Ai thotë se pritotiet është sigurimi i miliona doza të vaksinave si dhe rimëkëmbja ekonomike.

“Mu duk shumë banale “ceremonija” e organizuar me pompozitet aq të madh në Aeroportin e Prishtinës për pranimin e një donacioni të rëndomt të Aleancës Covax”, shkroi Pacolli në Facebook.

Shkrimi i plotë i Pacollit:

Gjendja me Covid në Kosovë është shumë e rëndë.

Mu duk shumë banale “ceremonija” e organizuar me pompozitet aq të madh në Aeroportin e Prishtinës për pranimin e një donacioni të rëndomt të Aleancës Covax .

Përkushtimi duhet të orientohet për gjetjen e zgjidhjes, gjetjen e miliona vaksinave që Kosova ka nevojë urgjente dhe “vaksina” tjetër ekonomike që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.