Pacolli e Pantina përplasen se kush e fuqizon më shumë gruan e për mëditje e udhëtime zyrtare

Kandidatja për deputete e PSD-së, Shqipe Pantina, i ka kërkuar të flas konkretisht Fitore Pacollit të VV-së se si do ta fuqizojnë gruan dhe jo siç tha ajo “fontanë dëshirash”.

Pacolli tha se programi i VV-së parasheh plan konkret për secilën grua që është e paarsimuar.

“Nuk mundesh me punësu një grua kudo që do nëse nuk është e trajnuar dhe aftësuar dhe ne do ta marrim përsipër atë 30 për qindëshin, sepse në ato statistika e kemi vetëm 30 për qind të grave të paarsimuara, të cilat janë me aftësim profesional, ta rrisim në 80 – 90 për qind”, ka thënë Pacolli.

loading…